w 72 560x413 - E dhimbshme, lojtarët e Kastriotit të Ferizajt tregojnë të vërtetën, ja ku është problemi

Dje u sqarua se hendbollistët i kanë marrë rrogat e muajit qershor. Këtë punë e sqaroi Blerim Maksuti, njeriu që i ka ndihmuar të autorizuarit për klubin e hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt), Bardhyl Ramadani.

E dhimbshme se çfarë thonë lojtarët në reagimin e tyre, që e dërguan për redaksinë e gazetës kombëtare “Bota sot”. Ja reagimi i disa lojtarëve.

“Për këto ndodhitë që po ndodhin në KH Kastrioti në kohët e fundit, problemi që nuk kemi luajtur, nuk është paga e qershorit, se na jemi konsultuar me Ahmetin (vër. jonë Ahmet Hysenaj – Petrova) dhe kemi zgjidhur problemin, plus ja kemi nis me luajtur.

E kemi luajtur lojën në Prizren, domethënë nuk u kanë për pagën e qershorit për mos luajtur me Trepçën. Problemi është që ja kemi nis stërvitjet që një muaj dhe kërkush nuk ka ardh mu marr vesh me neve lojtarëve. Nuk kemi as topa, s’kemi asgjë për ushtrime, na  prapë kemi vazhdu pa trajner.

Kemi shku me luajtur me Prizrenin, po na lojtarët e pamë që kërkush s’po na bën hesap,  na për qytetin po bëjmë, po qyteti për neve kurrgjë, plus nuk na i dijnë, na lënë fajtorë. Veç deshtëm me lajmëru që nuk është që na kemi faj, më së pakti, na jemi thjesht lojtar, i lypim kushtet tona, na s’kena faj çka  bëjnë kryesitë ndërmjet vete.

Ky shkrim është nga ne lojtarët  Arben Dugolli, Festim Mustafa, Aldi Rudari, Etrit Hoxha, Dardan Dugolli”, thuhet në reagim.


www.foxshop-ks.com