Një person është lënduar derisa ishte duke prerë dru.
Rasti ka ndodhur në Ferizaj.
Ai është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Ferizaj 02.11.2020 – 13:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke prerë dru në pyll, në rrethana të panjohura ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.