Infermierja e pensionuar Hysnije Haliti nga Ferizaj ka vdekur pas infektimet me koronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj, përmes një postimi në Facebook.
“Me dhembje të thellë morim lajmin për vdekjen e infermieres në pension znj. Hysnjie Haliti nga virusi COVID-19. Zonja Hysnjie, 71 vjeçare, ishte njëra nga infermieret e para shqiptare në trevën e Ferizajt dhe ka dhënë kontribut të rëndësishëm në avancimin e shëndetësisë ferizajase.
“Personeli i QKMF-Ferizaj do ta kujtojë përherë shembëlltyrën e saj fisnike dhe virtytet e larta njerëzore. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës! Pusho në paqen e paskajshme kolege e nderuar”, thuhet në njoftimin e tyre.