w 5 560x416 - Beqiri kryetrajner i ri i Kastriotit! Prof. Jupa trajner të kadetët


Klubi me renome i hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkuj) pas zgjedhjes së kryesisë së re me kryetar Faton Hasani, zgjodhën edhe kryetrajnerin e ri për skuadrën seniore dhe trajnerin për kadetët.

Nënkryetari i klubit, Fikret Ibrahimi, ka bërë të ditur për gazetën kombëtare “Bota sot”, se në mbledhjen e mbrëmshme të kryesisë vendosën për kryetrajnerin e ri, duke iu besuar kjo detyrë ish hendbollistit Blerim Beqiri.

“E kemi pasur një takim – mbledhje rreth gjendjes së klubit, ku  kemi vendosur për trajnerët.

auto 18739627 10213858453368040 2990744010850444790 n1604772439 - Beqiri kryetrajner i ri i Kastriotit! Prof. Jupa trajner të kadetët

Fikret Ibrahimi, nënkryetar i KH Kastriotit

Kryetrajner të ri e kemi emëruar Blerim Beqirin, ndërsa për ekip të kadetëve prof. Ismet Jupa.  Si kryesi morëm vendim për këta persona, të cilët i kemi kontaktuar dhe të dytë e kanë konfirmuar.

auto 21604772445 - Beqiri kryetrajner i ri i Kastriotit! Prof. Jupa trajner të kadetët

Prof. Ismet Jupa, trajner për kadet

Planifikojmë kontakt informues javën e ardhshëm, mi detajiizuar edhe disa takime të reja, me trajner të ri, me angazhimin e tyre, zotimin e tyre dhe tonin, edhe lojtarët me atë çka afrojnë, të shkojmë përpara”, tha mes të tjera Ibrahimi.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:


Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.