w 2 560x416 - Këta janë katër shqiptarët e arrestuar në Austri


Kujtim Kadriu, 16 vjeçari nga Ferizaj dhe Arijanit Fetaj 21 vjeçar nga Suhareka, janë dy kosovarët që dyshohet se janë të përfshirë në sulmin terrorist që ndodhi të hënën në Vjenë të Austrisë.

Të dyshuar për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Vjenë janë edhe shqiptarët nga Maqedonia e Veriut, Argjend Ganiji dhe Uzeir Avdili.

Andaj, të katërtit bashkë me 10 persona të tjerë u arrestuan nga policia austriake pas zhvillimit të disa bastisjeve në disa pjesë të vendit.

Klan Kosova gjatë ditës qëndroi në familjen Fetaj në Reçan të Suharekës të cilët nuk deshën të deklarohen  për këtë çështje, derisa të kontaktojnë me familjarët e tyre në Vjenë, pasi nuk janë në dijeni se çfarë ka ndodhur.

Megjithatë, këta i thanë televizionit se nuk besojnë që 21 vjecari është i përfshirë në sulmin e së hënës, pasi atë natë ishin njoftuar nga nëna e tij se ai gjendej në shtëpi.

Arjanit Fetaj bashkë me nënën dhe vëllain nga paslufta ishin zhvendosur për të jetuar në Austri, atje ku 21 vjeçari u shkollua.

Derisa familjarët lidhur me arrestimin e Kujtim Kadriut, kanë deklaruar se ai është arrestuar aksidentalisht dhe se nuk ka të bëjë me rastin.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:


Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.