Ministria e Shëndetësisë ka shtuar numrin e komunave në zonën e kuqe që paraqesin rrezik të lartë të përhapjes së infeksionit COVID-19.
Por, në këtë fundjavë kur bie edhe festa e 28 Nëntorit nuk do të ketë masa të reja për këto komuna.
Këtë e ka konfirmuar Liridona Lluka, zedhënëse e kabinetit të ministrit Zemaj.
“S’ka masa të reja në vikend dhe as karantinë për qytetet që janë në zonë të kuqe, përveç atyre që janë në fuqi” dekalroi ajo për Klan Kosova.
Të premten hyri në fuqi edhe vendimi për futjen në zonë të kuqe të 21 komunave të Kosovës.
Prishtina, Fushë-Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Shtimja, Podujeva, Peja, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Vushtrria, Lipjani, Vitia, Zveçani, Leposaviqi, Zubin Potoku, Kamenica, Skenderaj, Kllokoti dhe Graçanica janë komunat e zonës së kuqe.
Ndërkaq, në të verdhën bëjnë pjesë 15 komuna: Prizreni, Klina, Deçani, Drenasi, Malishevë, Suhareka, Shtërpca, Ranillugu, Parteshi, Kaçaniku, Rahoveci, Junik, Istrogu, Mamusha dhe Hani i Elezit.
Në të gjelbrën janë vetëm dy komuna: Dragashi dhe Novebërda.