Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në lidhje me vdekjen e punëtorit në vendin e punës në Ferizaj.
Në raportin e Policisë, thuhet se dy persona janë arrestuar në lidhje me këtë rast.
“Lidhur me rastin me datë 11.12.2020-14:03 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri dërgohet në mbajtje ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregull”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Ditën tragjike në vend të ngjarjes kishin qenë edhe hetuesit ligjorë e Inspektorati i Punës.