Në bazë të Ligjit Për Disiplinën e Gjyqtareve dhe Prokuroreve Nr.06/L-057, që ka hyrë në fuqi më 11 janar të viti 2019, në Gjykata Themelore të Kosovës janë duke hetuar 4 gjyqtarë për shkelje të Kodit të Etikës dhe Sjelljes profesionale të prokurorëve dhe shkelje profesionale.
Tre gjyqtarë të Gjykatës Themelore të Prishtinës janë duke u hetuar ndërsa një është nga Gjykata Themelore në Pejë, shkruan arbresh.info
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë gjatë tre mujorit të parë të këtij viti janë parashtruar 20 ankesa, ku prej tyre 24 janë refuzuar, ndërsa 7 ankesa janë në shqyrtim, kurse kërkesa për fillim të hetimi në këtë tre mujor kanë qenë 3 kërkesa.
Në tremujorin e dytë të këtij viti, kanë qenë të parashtruar 6 ankesa, ndërsa 7 ishin refuzuar, ndërsa numri i ankesave në shqyrtim ishte 7.
Në tremujorin e tretë të këtij viti, janë numri i ankesave ishte 8, ndërsa 12 prej tyre ishin refuzuar, kurse vetëm 1 ankesë kishe shkuar për shqyrtim.
Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë nuk ka pasur ankesa, ndërsa vetëm një ishte refuzuar, e ajo ankesë ishte e vitit të kaluar (2019).
Në tremujorin e dytë të këtij viti nuk ka pasur ankesa të pranuara.
Në tremujorin e tretë, të këtij viti është refuzuar vetëm një ankesë nga kjo gjykatë.
Në Gjykatën Themelore në Pejë në tre mujorin e parë janë parashtruar 7 ankesa e ndërsa këto ishin refuzuar, ankesa për shqyrtim nuk ka pasur, e ndërsa vetëm një kërkesë ka qenë për fillim të hetimeve. Në periudhën e dytë të këtij viti nuk ka pasur ankesa të pranuara.
Ndërsa, në periudhën e tretë të këtij viti janë parashtruar 5 ankesa e vetëm 2 janë refuzuar, e ndërsa numri i ankesave në shqyrtim kanë qenë vetëm 3.
Kërkesë për fillim të hetimeve nuk ka pasur në tremujorin e tretë të këtij viti nga Gjykata Themelore në Pejë.
Në Gjykatën Themelore në Prizren në tremujorin e parë janë parashtruar 6 ankesa, ndërsa këto 6 ankesa ishin refuzuar, kurse ankesa në shqyrtim dhe kërkesa për fillim të hetimeve nuk ka pasur.
Në tremujorin e dytë të këtij viti nuk ka pasur ankesa të pranuar.
Në tremujorin e tretë të këtij viti nuk ka pasur ankesa të pranuara, ndërsa në tremujorin e tretë janë parashtruar 4 ankesa, ndërsa 2 prej tyre janë refuzuar, e ndërsa numri i ankesave në shqyrtim janë 2.
Në Gjykatën Themelore në Ferizaj, në tremujorin e parë të këtij viti është parashtruar vetëm një ankesë e ndërsa kjo është refuzuar.
Numri i ankesave në shqyrtim dhe kërkesa për fillim të hetimeve nuk ka pasur.
Në tremujorin e dytë të këtij viti nuk ka pasur ankesa të pranuara.
Ndërsa në tremujorin e tretë të këtij viti, është parashtruar vetëm një ankesë, ndërsa numri i ankesave në shqyrtim ishte vetëm një.
Në Gjykatën Themelore në Gjilan, në tremujorin e parë të këtij viti janë parashtruara 2 ankesa, ndërsa këto të dyja ishin refuzuar nga kjo gjykatë, ndërsa në tremujorin e dytë të këtij viti, janë parashtruar 3 ankesa, e këto ankesa ishin refuzuar.
Në tremujorin e tretë të këtij viti është parashtruar një ankesë kurse kjo ankesë ishte refuzuar.
Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, në tremujorin e parë të këtij viti, është parashtruar një ankesë, e kjo ankesë ishte refuzuar nga kjo Gjykatë.
Në tremujorin e dytë të këtij viti nuk pa pasur ankesa të pranuara.
Në tremujorin e tretë të këtij viti, është parashtruar vetëm një ankesë ndërkaq nuk ka pasur ankesa të refuzuara, ankesa në shqyrtim dhe ankesë për fillim të hetimeve nuk ka pasur.