w 38 560x416 - MPB ka filluar pajisjen me letërnjoftime për qytetarët e Republikës së Kosovës

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se tashmë ka filluar prodhimi dhe pajisja e qytetarëve me letërnjoftim të Republikës së Kosovës.

Të gjitha rastet të cilat kanë qenë në pritje për procedim, tashmë janë kryer dhe janë shpërndarë nëpër qendrat e tyre përkatëse si dhe në misionet konsullore/diplomatike.

Njëkohësisht, ju kërkojmë falje të gjithë qytetarëve që gjatë kësaj periudhe kohore nuk kanë arritur të pajisen me letërnjoftim sipas procedurave të parapara.


www.foxshop-ks.com