Loredana ka bashkuar idetë me këngëtaren britanike.
Reperja me prejardhje nga Ferizaj, Loredana Zefi, ka befasuar fansat me projektin e radhës që solli.
Bëhet fjalë për bashkëpunimin me reperen britanike, Stefflon Don, të cilin e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në Instagram.
Biondja dhe reperja britanike mbrëmë sollën ‘remiksin’ e “Uh Uh”, i cili tashmë është në dispozicion në platforma digjitale përjashtuar YouTube.
Mendohet se projekti së shpejti do të plasohet edhe në kanalin YouTube, për ata që nuk mund ta dëgjojnë në platformat e tjera.
Kujtojmë se kohët e fundit ajo është kthyer në personazhet më të komentuara pas suksesit me albumin e ri të titulluar “Medusa”.
https://www.instagram.com/p/CI3ylEslZkY/?utm_source=ig_embed