Veturat e mërgimtarëve që kanë ardhur për pushimet e festave në Kosovë, janë kthyer në cak të hajnave.
Kështu ka ndodhur në një parking në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ku hajnat kanë thyer xhamin e veturës dhe nga aty kanë grabitur një çantë ku kishte para dhe dokumente.
Rasti është raportuar në polici.