Asambleistja më e votuar në Ferizaj e LDK-së, Yllkë Neziri, pritet të aderojë sot në Lëvizjen Vetëvendosje.
Neziri është edhe anëtare e Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin Komunal të Ferizajt.
Yllkë Neziri është vajza e ish-deputetit të LDK-së, Mehmet Neziri.
Aderimi i Nezirit pritet të kumtohet nga Lëvizja Vetëvendosje sot.