Një aksident trafiku ka ndodhur në qytetin e Ferizajt.
Rreth orës 18 në rrugën e “Reçakut” në Ferizaj ka ndodhur një aksident mes dy makinave. Aksidenti ka ndodhur afër pompës së benzinës dhe dyshohet se ka edhe të lënduar.
Ekipi i emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes për të ndihmuar të lënduarit. Ndërsa policia e trafikut po merret me rastin. Rastin e ka konfirmuar edhe Majori Qazim Reka nga Policia rajonale e Ferizajt
“Në rrugën e Reçakut ka ndodhur një aksident mes dy veturave. Një persona ka marrë lëndime dhe është duke u trajtuar në emergjencë” ka thënë Major Reka.
Majori Qazim Reka ka apeluar te vozitësit për kujdes të shtuar pasi këto ditë feste edhe komunikacioni është shumë i rënduar.