Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka reaguar pas shpërthimit që ndodhi në Ferizaj, ku mbetën 42 persona të lënduar, në mesin tyre edhe dy fëmijë.
Pacolli, përmes një postimi në Facebook, u ka dëshiruar shërim sa më të shpejt të lënduarve, duke u lutur që tragjedi të tilla të mos ndodhin kurrë /arbresh.info/
Reagimi i plotë:
Të lënduarve nga shpërthimi tragjik në Ferizaj, u dëshiroj shërim të shpejtë dhe pa pasoja.
Lutem që tragjedi të tilla mos të ndodhin asnjëherë më.