w 17 - Nisen për në Austri dy prej të lënduarve nga shpërthimi i bombolës në Ferizaj (VIDEO)

Enver Xhokli dhe Fidan Gashi, të cilët mbetën të lënduar pas shpërthimit të bombolës së gazit në një lokal në Ferizaj, janë nisur për shërim drejt Austrisë.

Në rrjete sociale janë publikuar pamje nga nisja e tyre, ku shihet se kanë dalë t’i përcjellin familjarët e tyre.

Ndryshe, dërgimi i pacientëve të fundit po bëhet në kuadër të një marrëveshjeje ndërshtetërore mes Kosovës dhe Austrisë.

Për dërgimin e dy të lënduarve dje njoftoi edhe ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, i cili njëherësh falënderoi shtetin austriak për gatishmërinë e dhënë për t’u dalë në ndihmë të lënduarve nga Ferizaj.

 

 


www.foxshop-ks.com