Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të vjedhjeve që kanë ndodhur ditën e hënë në Ferizaj.
Policia njofton se në një lokal janë vjedhur 33 laptopë, transmeton Telegrafi.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në lokalin e tij dhe nga aty kanë vjedhur tridhjetë e tre Lap-top të llojeve të ndryshme”, thuhet në njoftim.
Në rastin tjetër të vjedhjes, Policia njofton se janë vjedhur gjashtë armë.
” Ferizaj, 11.01.2021 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në lokalin e tij të armëve dhe nga aty kanë vjedhur katër armë dy revole dhe dy armë të gjata”, bëhet e ditur në njoftim.
Të dyja rastet janë duke u hetuar.