Një veturë e tipit Golf 2 është futur në kahun e kundër të lëvizjes në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, derisa në bazë të informacioneve ai është kapur më pas nga Policia.
Si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë dhe mos kujdesit në Kosovë janë duke ndodhur aksidente të shumta, e disa prej tyre shpesh po janë edhe me fatalitet.
Në bazë të raportit të Policisë së Kosovë, në 24 orët e fundit janë shënuar 2 aksidente trafiku me fatalitet, 13 aksidente me të lënduar dhe 40 aksidente trafiku me dëme materiale.
Ndërkaq edhe sot si pasojë e mos kujdesit ka mundur që të ndodh një aksident i rëndë në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.
Aty një veturë Golf2 është futur në kahun e kundër të lëvizjes, derisa në bazë të informacioneve Policia e Kosovës e ka ndaluar atë dhe është parandaluar ndonjë aksident.
Personi që e ka publikuar fotografinë në rrjetet sociale ka thënë se para se të bënte foton ai, 2 vetura kanë shpëtuar nga person duke i ikur aksidentit.