w 82 560x360 - FSK pritet të bëhet me depo të armatimit në këto tri komuna

Ministria e Mbrojtjes ka arritur të nënshkruajë një kontratë të re përgjatë nëntorit të vitit të kaluar.

Këtë herë, dikasteri që aktualisht udhëhiqet nga Anton Quni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka arritur të nënshkruajë një marrëveshje që ka të bëjë me ndërtimin e depove të armatimit në kazermën e Forcave të Armatosura të Kosovës (FSK) në Ferizaj, Gjilan dhe Istog.

“AK i MM, ka për qellim qe të lidhe një kontratë me një OE, qe do të ketë kapacitet të kryej Ndërtimi i depove te armatimit ne kazermën e FSK-se ne Ferizaj, Gjilan dhe Istog( Project 2 vjeçar) Realizimi i kontratës duhet të behet sipas specifikimti teknik te kërkuar dhe TeR të përcaktuar në dosjen e tenderit dhe në njoftimin për kontratë”, thuhet në njoftim.

“Qëllim i realizimit të kesaj kontratë është ngritja e operacionalitetit dhe efikasitetit ne kryerjen e detyrave sipas misionit të MM-së dhe FSK-se”, bëhet e ditur tutje në përshkrimin e kontratës të publikuar nga prokurimi.