Inspektorët farmaceutikë të asistuar nga Policia e Kosovës kanë kryer një kontrollë rutinore sot në Qendrën e Mjekëisë Familjare në Shtërpcë, nën dyshimet se aty mund të ketë vaksina antiCOVID.
Por, gjatë kontrollimit aty nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i policisë Rajonale për Ferizaj, Agim Gashi.