w 30 - Suspendohet kryehetuesi i policisë në Ferizaj

Policia e Kosovës ka suspenduar nga pozita kryehetuesin e Stacionit Policor në Ferizaj, Zekirja Miftari, ka mësuar Gazeta Insajderi.

Burime brenda Policisë së Kosovës i kanë thënë gazetës se Miftari është suspenduar sot nga pozita që mbante brenda Stacionit Policor në Ferizaj. Rekomandimin për suspendimin e tij nga pozita e ka dhënë Inspektorati Policor i Kosovës, kanë thënë burimet.

Rekomandimin për suspendimin e tre zyrtarëve policorë në Ferizaj e ka konfirmuar sot zëdhënësi i Inspektoratit Policor, Arbër Beka.

Ndonëse nuk ka përmendur emrat e zyrtarëve të rekomanduar për suspendim, Beka ka thënë se rekomandimi për suspendimin e tre zyrtarëve policorë ndërlidhet me dy raste.

“Bazuar në autorizimet ligjore të Inspektoratit Policor të Kosovës, IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tre zyrtarëve policorë në dy raste të ndryshme”, ka thënë Arbër Beka në një përgjigje me shkrim për Gazetën Insajderi.

Gazeta ka tentuar të marrë një konfirmim edhe nga Stacioni Policor në Ferizaj, por nuk ka marrë përgjigje.

 


www.foxshop-ks.com