agim aliu 650x358 11 560x358 - Agim Aliu, kryetari që përmbushi më së shumti premtime

Përmbushja e premtimeve të dhëna ndaj qytetarëve në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve lokale 2017, paraqet tashmë një fakt të kryer për Kryetarin e Komunës së Ferizajt, madje nga vlerësimet e punëve dhe aktiviteteve të përditshme të Komunës së Ferizajt, fare qartë, shihet se edhe janë tejkaluar premtimet, duke sjellë shumë projekte të reja milionëshe e për herë të parë në Komunën e Ferizajt.

Nga vlerësimi i Institutit GAP për premtimet e përmbushura të Kryetarëve të Komunave, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka përmbushur afro 80% të premtimeve, marrë kjo nga premtimet e përmbushura dhe gjysmë të përmbushura apo drejt përfundimit, si fjala vjen, projekte madhore infrastrukturore, gjersa pjesa tjetër e premtimeve është filluar, e të cilat deri në përfundim të mandatit qeverisës kompletojnë në 100% përmbushjen e premtimeve nga Kryetari i Komunës së Ferizajt.

Janë ulja e tatimit në pronë nga baza tatimore në vlerën 10%, ndërtimi i një nënkalimi në fshatin Varosh, hapja e zyrës për zhvillim ekonomik, rritja e rolit të gruas në vendimmarrjen e komunës, transparencë financiare përmes sistemit të Free Balance, krijimi i ligës së sportit shkollor në shkollat e mesme, vendosja e sistemit të ujitjes (hapja e kanaleve ujitëse), subvencionimi për bizneset duke ua paguar kamatat bankare, krijimi i sektorit të muzikës në kuadër të qendrës se kulturës, krijimi i kartelës elektronike shëndetësore, vendosja e kamerave dhe laurave në të gjitha rrugët në hyrje-dalje të pyjeve me qëllim të mbrojtjes së tyre, disa nga premtimet që tashmë rezultojnë të përmbushura për të vijuar me premtimet gjysmë të përmbushura apo drejt përfundumit e që kryesisht janë projekte të mëdha infrastrukturore si projekti “Bashkimi i Qytetit” që është gati drejt përfundimit. Ky vlerësim nga Instituti GAP bëhet për periudhën deri në Dhjetor 2020, ndërkohë edhe disa nga premtimet, në këtë pjesë të parë të vitit 2021, janë përmbushur.


www.foxshop-ks.com