Policia e Kosovës ka njoftuar se një vjedhje e rëndë është raportuar në komunën e Ferizajt, shkruan Gazeta Infokus.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se persona të panjohur kanë hyrë në argjendarinë e një qytetari nga ku i kanë vjedhur stoli të ndryshme.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin.
“VJEDHJE E RËNDËRr. Dëshmorët e Kombit, Ferizaj 08.03.2021-NN. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se gjatë natës persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar brenda në lokalin argjendarinë e tij, me forcë kishin hapur kasafortën nga e cila kishin vjedhë stoli të ndryshme. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin”, njofton Policia.