auto auto I pafajshmi qe u burgos per 30 vjet demshperblehet me vetem 75 dollare foto 780x43915579341911588251122 11 560x416 - Ferizaj, një muaj paraburgim xhaxhait që dyshohet se e dhunoi mbesën 13 vjeçe

Një muaj paraburgim i është caktuar të pandehurit A.F. i cili dyshohet se ka dhunuar mbesën e tij 13-vjeçare.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri A.F. – xhaxhai i babait të viktimës, më 7 mars 2021, në fshatin Dubravë –Ferizaj, në shtëpinë e përbashkët të tyre, për qëllime seksuale e ka keqpërdorur seksualisht të miturën 13-vjeçare.

“Sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit të përcaktuara me dispozitat ligjore të KPPRK-së, marr parasysh se për këtë vepër penale hetimet nuk kanë përfunduar, dhe ende nuk janë dëgjuar para prokurorit të shtetit i pandehuri, si dhe dëshmitarët tjerë të mundshëm nga ana e prokurorisë, dhe mbi këto arsye gjykata vlerëson se po të gjendet i pandehuri në liri mund të ndikoj tek të njëjtit përkatësisht tek e mitura, si dhe tek prindi i të miturës, me të cilët jetojnë në një shtëpi të përbashkët, me kate të ndara, dhe me gjendjen e tij në liri ekziston rreziku real dhe potencial se mund të ndikonte tek të njëjtit në mënyrë që të deklarojnë ndryshe apo edhe të deklarojnë në favor të mbrojtjes së tij, andaj edhe mund të vije deri te rrethanat me të cilat do ta pengonin zbatimin e suksesshëm të procedurës penale”, thuhet në njoftim.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.