Kryetari aktual i komunës së Ferizaj, Agim Aliu ka konfirmuar për lajmi.net se do të kandidojë edhe për një mandat në krye të kësaj komune.
Aliu, i cili është edhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se edhe në këto zgjedhje, të cilat do të mbahen në tetor të këtij viti, do të jetë kandidat për të parin e Ferizajt.
“Po sigurisht që do të kandidojë, do të kandidojë edhe në këto zgjedhje do të jem kandidat për kryetar të Komunës”, ka thënë Aliu.
Ndryshe, Aliu është edhe njëri ndër themeluesit e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj.
Aliu ishte zgjedhur kryetar i komunës së Ferizajt gjatë viti 2012 në një mandat një vjeçar. Për t’u rikthyer sërish në zgjedhjet e viti 2017, ku edhe u zgjodh kryetar.
Aliu kishte shërbyer edhe si deputet në legjislaturën e pestë të Kuvendit të Kosovës gjatë viti 2014-2017.