Ish-kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani që është edhe Ushtruese e Detyrës së Presidentit, ka ftuar për sot mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Mbledhja e Kryesisë do te mbahet me kryetarët e partive parlamentare në të cilën do të diskutohet për përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kjo ftesë vjen pas takimeve që sot mbajti ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe kandidatit për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti me dy përfaqësues të partive politike, të Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Po dje Presidentja Osmani, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, ka caktuar për datën 22 mars e hënë seancën konstituive të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.