w 560x342 - Flet gruaja e sëmurë nga Ferizaj – si u mashtrua nga një person që shtirej si pjesëtar i FSK-së, për t’i ndihmuar rreth shërimit

Një personit me inicialet A.M. nga Ferizaj, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nga Gjykata Themelore.

40-vjeçari po dyshohet se në vazhdimësi në dy muajt e fundit ka mashtruar bashkëqytetaren Bukurije Sadiku duke i thënë se do ta dërgojë për operim në zemër.

Nga 42-vjeçarja, ferizajasi mori mbi nëntë mijë euro duke i prezantuar asaj fatura e dokumente false, por intervenimi kirurgjik nuk u realizua asnjëherë.

Viktima të hollat i kishte mbledhur nga njerëzit e vullnetit të mirë që i kishin dhënë për shërimin e saj.

“Jam në FSK, jam donator, shpërndaj bamirësi, por jo veç mua por edhe shumë familje i kish marrë në qafë. Më kanë çu para kush ka mujt, mi kanë mbledhë 9 mijë euro, por ai çdo ditë më ka kërkua para gjoja se po i kërkon spitali. Gjejke arsye, mjeku nuk është, është shtyrë”, ka deklaruar Sadiku për KlanKosova.


www.foxshop-ks.com