Në kuadër të Ditëve të Kulturës, Njësia për Trashëgimi dhe Muze, ka organizuar një prezantim, temë trajtimi pati veshjet tradicionale të trevave shqiptare.
Hapjen zyrtare të këtij aktiviteteti e ka bërë drejtorja për Kulturë, Rini dhe Sport Xhemile Murati-Shabani, ndërkaq një ligjërate ka mbajtur dr.Drita Halimi Statovci profesoreshë universitare, e cila ishte së bashku dr.Zanita Halimi profesoreshë e antropologjisë.
Pjesë e kësaj ngjarje kulturore, ishte edhe rapsodi i njohur ferizajas Nazmi Hajdari i cili këndoi disa këngë folklorike me lahute, ndërsa organizatore e kësaj ngjarje ishte Makfire Demiri Sejdiu.
Ndërkaq sonte ne kuadër të Ditëve të Kulturës, ne teatrin e qytetit “Adriana” do të ketë shfaqje teatrale “Kontrolli dhe makina e dashurisë”, duke filluar nga ora 20:00.