Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka kërkuar nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci që të lejohen ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës, pasi që sipas tij janë gjera që ndodhin njëherë në jetë.
Mirëpo, Nagavci për mundësinë e lejimit të organizimit të mbrëmjes së maturës dhe ekskursioneve ka thënë se nuk ka pranuar akoma ndonjë kërkesë nga Asociacioni i Komunave.