Në hyrje daljet e Ferizajt janë vendosur ekrane sinjalizuese nëpërmjet të cilave përçohen mesazhe domethënëse për pjesëmarrësit në trafikun rrugor.
Këto ekrane do të shfaqin mesazhe të ndryshme si Mirësevini! Rrugë të mbarë! E mesazhe tjera këshilluese për ngasësit e automjeteve. Qyteti i Ferizajt është i pari dhe i vetmi qytet në Kosovë, deri më tash që e ka aplikuar këtë risi tësinjalistikës rrugore.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, nëpërmjet një statusi të publikuar në rrjetin social Facebook.
Statusi i plotë i Aliut:
“Mirësevini! Rrugë të mbarë! Dhe mesazhe tjera këshilluese për sigurinë në trafik do t’i shfaqen gjithë ferizajasve e vizitorëve që frekuentojnë hyrje-daljet e qytetit, me ekranet njoftuese që vendosëm, për t’i shndërruar tërësisht, siç meritojnë hyrje-daljet e një qyteti, me patjetër, me këtë risi në sinjalistikën rrugore të Ferizajt”, ka shkruar Aliu në Facebook.