Gjithçka është e qartë, ashtu siç edhe kemi paralajmëruar ashtu edhe doli.
Lulzim Abazi është kryetar i ri i klubit të futbollit Ferizaj.
Synimi i Abazit është që ta rikthejë klubin në elitën e futbollit të Kosovës.
“Në mbledhjen e mbajtur me 2 qershor, në praninë e aksionarëve Xhevat Rushiti, Fisnik Bucaliu, Fatmir Grainca, Sadush Rysha, Fatmir Reshani dhe Arian Ymeri, është vendosur që kryetar i klubit të jetë Lulzim Abazi, ndërsa Fisnik Bucaliu dhe Xhevat Rushiti zëvendëskryetar.
Ferizaj i vërtetë po rikthehet, një organizim shumë më i mirë se herave tjera, që premtojnë vetëm suksese tani e tutje Forca Ferizaj.
Na priftë e mbara”, njofton KF Ferizaj.