Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka bërë të ditur se shumë shpejt do të përfundojë projekti “Bashkimi i Qytetit”, shkruan Gazeta Infokus.
Aliu ndër të tjera ka thënë se ky projekt është në përfundim dhe shumë shpejt do t’i jepet qytetarëve të Ferizajt.
“Gati-gati, punë e pandalshme 24 orëshe për t’i dhënë së shpejti ferizajasve, projektin më të madh ndonjëherë të infrastrukturës rrugore – nënkalimin kryesor në kuadër të projektit “Bashkimi i Qytetit””, ka shkruar Aliu.