Merdare foto REL e15447254052451 560x405 - Nga sot mërgimtarët nuk do të paguajnë policën kufitare

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur se nga sot të gjithë mërgimtarët që hyjnë në Kosovë nuk kanë nevojë të paguajnë policën kufitare.

Murati përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Me marrëveshjen e arritur, me BQK dhe BKS, Qeveria mbulon çmimin e reduktuar për 35%”.

Ai theksoi se më këtë vendim, nëse llogariten kursimet e tarifave bankare do të kursehen 3 milionë euro.

“Prej sot, mërgata nuk ka nevojë të paguajë për policën kufitare. Me marrëveshjen e arritur, me BQK dhe BKS, Qeveria mbulon çmimin e reduktuar për 35%. Nëse llogariten edhe kursimet e tarifave bankare, me këtë marrëveshje do të kursehen mbi 3 milionë euro.  Mirëpo më e rëndësishmja është që ne do të angazhohemi edhe për një zgjidhje permanente të këtij problemi, e cila besoj që do të vie shumë shpejt. Mirësevini bashkatdhetarë”, thuhet në postimin e Muratit.

 


www.foxshop-ks.com