Në nderim të përvjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sojevë të Ferizajt, pranë kampit “Bondsteel” është bërë inaugurimi i punimeve në projektin: “Hapësirat e gjelbra dhe shtatorja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden”.
Në këtë aktivitet të rrjetit të organizatave joqeveritare “Avonet” po marrin pjesë pjesëtarë të KFOR-it Amerikan nga kampi “Bondsteel” si dhe qytetarë të Ferizajt
Projekti që do të jetë financim i qytetarëve dhe bizneseve ferizajase pritet të kushtojë mbi 600 mijë euro.
Paraprakisht pjesëmarrësit bënë homazhe tek obelisku në nderim të birit të presidentit amerikan Joe Biden, Beau Biden
Njoftimi i plotë:
Në nderim të përvjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sojevë të Ferizajt, pranë kampit “Bondsteel” kemi bërë inaugurimin e punimeve në projektin: “Hapësirat e gjelbra dhe shtatorja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden” .
Në këtë aktivitet të organizuar nga “AVONET” dhe Këshilli i organizativ kanë marr pjesë pjesëtarë të KFOR-it Amerikan nga kampi “Bondsteel” si dhe qytetarë të Ferizajt.Projekti që do të jetë financim i qytetarëve dhe bizneseve ferizajase pritet të kushtojë mbi 600 mijë euro.Paraprakisht pjesëmarrësit bënë homazhe tek obelisku në nderim të birit të presidentit amerikan Joe Biden, Beau Biden.z. Kenan Gashi, Drejtor Ekzekutiv i Rrjetit të OJQ-ve “AVONET” u shpreh se “ në nderim të Pavarësisë së SHBA-ve sot kemi filluar projektin, të cilin e kemi hartuar dhe dizajnuar së bashku me bashkëpunëtor në këtë rast z. Faton Haxhisalihu si udhëheqës i këshillit organizativ, e pikërisht për ditë të Pavarësisë së SHBA-së kemi filluar implementimin e këtij projekti”.
Duke qenë se ky projekt paraqet edhe lidhje emocionale të popullit shqiptar me atë amerikan, ky projekt është hartuar nga ekspert të kësaj fushe dhe do të jetë një park ku edhe do të ketë të vendosur shtatoren e Presidentit Joe Biden. Falenderoj njerëzit që kanë bashkëpunuar e gjithashtu një falenderim të veçantë edhe ushtarëve të Ushtrisë Amerikane për bashkëpunimin e deritanishëm.”Faton Haxhisalihu nga Këshilli Organizativ theksoi se “ E fillojmë këtë projekt meqenëse, ne si popull jemi mirënjohës dhe do të jemi gjithëmonë falenderues ndaj tyre dhe kurr nuk do ta harrojmë të mirën e tyre, do të jemi miq të përhershëm”.“Ndihem shumë i respektuar me fillimin e këtij projekti, kjo tregon bashkëpunimin dhe konsidetarën e SHBA-ve me Kosovën”, u shpreh Howard nga ushtria amerikane.