auto rrahman jasharaj sbashk1519114678 68361 560x416 - SBAShK-u sërish kërkon të paguhen shtesat për mësimdhënësit

Sindikata e Bashkuar e Arsimt dhe Kulturës (SBAShK) vitin shkollor 2020/21 po e cilëson mjaftë sfidues e krejt kjo për shkak të pandemisë. Përkundër sfidave nga kjo sindikatë thonë se mësimdhënësit e kanë dhënë kontributin e tyre dhe kanë arritur që nxënësve t’u ofrojnë njohuritë për ato të cilat ata kanë nevojë.

Nënkryetarja e SBAShK Vjollca Shala thotë se janë të kënaqur me mësimdhënësit duke marr parasysh kushtet me të cilat ata janë ballafaquar.

“Viti shkollor 2020/21 ka qenë një vit sfidues për arsye se ishte koha e pandemisë, edhe pse paraprakisht SBAShK-u së bashku me Ministrinë e Arsimit  kanë punuar strategjinë për shkolla. Mësimdhënësit kanë punuar me një orar më të zgjatur, por megjithatë është arritur një rezultat ku mësimdhënësit me kontributin e tyre kanë arritur që nxënësve t’i ofrojnë njohuritë e duhura që ti marrin në mënyrë fizike kryesisht, mirëpo në shkollat ku ka pasur mësimdhënës të infektuar kanë shkuar përmes grupit B”.

“Mësimdhënësit e kanë bërë punën e tyre mirëpo edhe ne si SBASHhK nuk jemi të kënaqur ngase mësimdhënia e rregullt është kur mbahet ora mësimore 45 minuta dhe me të gjithë nxënësit e pranishëm aty, mirëpo me kushtet që kanë qenë natyrisht që jemi të kënaqur me mësimdhënien e mësimdhënësve”.

Ndërsa për mospagesën e mësimdhënësve për orët shtesë, Shala ka theksuar se janë duke bërë përpjekje që ato të paguhen, derisa ka shtuar se do të ju drejtohen gjykatave në mënyrë që ata të fitojnë të drejtën që ju takon, tha ajo për EO.

“Meqenëse kanë punuar me një orar të shtuar natyrisht që SBASHKU ka kërkuar për ata mësimdhënës që të paguhen orët shtesë të mbajtura një herit edhe Ministria e Arsimt ka ndarë një buxhet, dhe mesa kemi ne informacione mësimdhënësit nuk janë paguar me atë shtesën që ju takon, mirëpo ne jemi duke bërë përpjekje që ajo shtesë të ju paguhet dhe në rast se nuk ju paguhet atëherë do të shkohet përmes gjykatave dhe ne besojmë që ata përmes gjykatave do të fitojnë atë të drejtën e tyre”.