Një 57-vjeçare është gjetur pa shenja jete të mërkurën në afërsi të xhamisë në Ferizaj.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar nënkoloneli i Policisë së Ferizajt, Basri Shabani, i cili bëri të ditur se mjekët e kanë konstatuar vdekjen e saj, teksa shtoi se dyshohet që është vdekje e natyrshme sepse nuk ka ndonjë shenjë dhune apo diçka tjetër.
“Në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ është gjendur pa shenja jete një 57-vjeçare. Dyshohet se është vdekje e natyrshme, sepse nuk ka ndonjë shenjë të dhunës apo diçka tjetër”, tha ai.
Tutje, ai bëri të ditur se trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe se pritet të dalë raporti përfundimtar rreth kësaj vdekjeje.