auto policia 780x43916400738401 1 560x416 - Policia konfirmon aksionin në rajonin e Prishtinës dhe Ferizajt, arrestohen disa persona për ndërtime pa leje

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në rajonin e Ferizajt dhe të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Policia e Kosovës ka në proces një operacion policor në rajonin e Ferizajt dhe të Prishtinës dhe tani për tani nuk mund të japim informacione tjera”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Telegrafi ka mësuar se aksioni policor ka të bëjë kundër kundër korrupsionit, ndërtimeve pa leje, dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare. Deri më tani, Policia ka arrestuar disa persona ndërsa janë bastisur edhe prona të zyrtarëve të Listës Serbe në këtë komunë.


www.foxshop-ks.com