Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, në një takim të veçantë ka pritur një delegacionin gjermanë me mysafirët Peter Bolten, Christian Prause, Wido Weyer, Dennis Weyer, Wolfgang Mursch dhe Kushtrim Grainca nga MUNDA Textile Lichtsysteme GmbH, konsorcium i Mentor GmbH & Co. Präzisions-Bauteile KG dhe AUNDE Group të fokusuar në industrinë automobilistike, përkatësisht prodhim të tekstileve dhe elektrikë, të cilët kanë shprehur interesim për të investuar në Ferizaj, e që kryetari Aliu iu konfirmoi gatishmërinë për të mirëpritur këtë investim që ka potencial të hap qindra vende të reja puna për ferizajasit.