Një 20 vjeçar është gjobitur me 300 euro, tri pika negative, dhe heqje të patentë shoferit për gjashtë muaj, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar.
Sipas policisë, ngasësi i automjetit të udhëtarëve në zonën e kufizimit të shpejtësisë 50 km/h kishte vozitur në 94 km/h.
“Kanë vazhduar aktivitetet e policisë nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor të Ferizajt, ku dje kanë ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ‘’Driton Islami’’në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 94 km/h. Në lidhje me këtë, policia ndaj shoferit me inicialet A.RR (M/K) i moshës 20 vjeçar i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse (heqje e patentë shoferit)”, thuhet në njoftimin e policisë.