Rastet kur burrat rrahin gratë e tyre janë të shpeshta.
Kësisoj dy burra nga Ferizaj gjatë ditës së hënë i kanë rrahur bashkëshortet e tyre.
Njeri gruan e tij e ka bërë për spital, kurse bashkëshortja e tjetrit nuk raportohet për lëndime.
Të dy këta burra nga Ferizaj janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.