Policia e Kosovës ka arrestuar një person të moshës 38 vjeçare në Ferizaj.
Siç njofton policia, është sekuestruar një pistoletë pas raportimeve për të shtëna në një aheng familjar
“Policia e stacionit në Ferizaj, nën autorizim edhe të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë është nisur në drejtim të asaj rruge”, thuhet në njoftim.
Policia tek i dyshuari, personi me inicialet V.A (M/K) i moshës 38 vjeçar ka gjetur dhe si prova materiale më pas ka sekuestrur një armë (pistoletë) me një karikator dhe dy (2) fishekë.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të rastit, është liruar për procedurë të rregullt hetimore.
Rasti është cilësuar ” Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautroizeuar i armës & Përdorimi i armës”.