Ashensor 2 780x4391 1 560x416 - Lëvizje të pakontrolluara të ashensorit në një banesë në Ferizaj, një femër merr lëndime trupore

Një femër ka kërkuar ndihmë mjekësor pasi kishte pësuar lëndime trupore si pasojë e lëvizjeve të pakontrolluara të ashensorit.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:50 në rrugën “Gjon Serreqi”, në Ferizaj.

Siç bëhet e ditur në raport, pas tretmanit mjekësor viktima është liruar dhe është intervistuar në lidhje me rastin.

“Është raportuar se viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi kishte pësuar lëndime trupore si pasojë e lëvizjeve të pakontrolluara të ashensorit. Pas tretmanit mjekësor viktima është liruar dhe është intervistuar në lidhje me rastin. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.


www.foxshop-ks.com