Shumë biznese nuk dështojnë sepse nuk kanë produkt të mirë, por sepse nuk dinë si me gjet klientë. Pa klientë nuk ka shitje, dhe pa shitje nuk ka rritje. Prandaj, me ditë si me tërheq klientë është një nga aftësitë më të rëndësishme për çdo biznes.
Hapi i parë është me e ditë saktë kush është klienti yt ideal. Nuk mundesh me shit për të gjithë. Duhet me e ditë moshën, interesat, problemet dhe nevojat e klientit që don me të ble. Kur e kupton këtë, marketingu bëhet shumë më i lehtë.
Hapi i dytë është me e ofru një zgjidhje reale. Klienti nuk blen produktin për shkak të produktit, por për shkak të problemit që i zgjidh. Duhet me e tregu qartë se si shërbimi ose produkti yt e ndihmon klientin në jetën e tij.
Hapi i tretë është me kriju prezencë online profesionale. Një faqe në Instagram, Facebook ose një webfaqe e mirë e bën biznesin të duket serioz dhe i besueshëm. Fotot, videot dhe përshkrimet duhet me qenë të qarta dhe profesionale.
Hapi i katërt është me kriju përmbajtje që jep vlerë. Në vend që vetëm me shit, duhet me edukuar dhe me ndihmu audiencën. Kur njerëzit marrin vlerë falas nga ty, krijojnë besim dhe janë më të gatshëm me ble.
Hapi i pestë është me përdor reklama online. Reklamat në Facebook dhe Instagram janë një mënyrë shumë efektive për me arrit klientë të rinj. Edhe me një buxhet të vogël mundesh me testu tregun dhe me gjet audiencën që reagon më shumë.
Hapi i gjashtë është me ndërtu besim. Dëshmitë e klientëve, komentet pozitive dhe shembujt e punës tënde janë shumë të rëndësishme. Kur njerëzit shohin që të tjerët janë të kënaqur, ata kanë më shumë besim me ble prej teje.
Hapi i shtatë është me e ndjek çdo kontakt. Shumë shitje humben sepse biznesi nuk ndjek klientin. Një mesazh i thjeshtë follow-up mund ta kthejë një interesim në shitje.
Hapi i fundit është me qenë konsistent. Klientët nuk vijnë nga një postim i vetëm apo nga një reklamë e vetme. Ata vijnë nga prezenca e vazhdueshme, nga besimi dhe nga përvoja e mirë që ofron.
Me një strategji të qartë dhe punë të përditshme, çdo biznes mund të ndërtojë një rrjedhë të vazhdueshme klientësh dhe të rritet në mënyrë të qëndrueshme.
