Shumë njerëz tentojnë me ndryshu jetën brenda natës, por pas disa ditësh kthehen prapë në zakonet e vjetra. Arsyeja nuk është mungesa e vullnetit, por mënyra si përpiqemi me kriju zakone të reja.
Hapi i parë është me fillu shumë thjeshtë. Shumëkush vendos objektiva të mëdha menjëherë, si me ushtru një orë çdo ditë apo me lexu 50 faqe. Në fillim mjafton një hap i vogël, si 10 minuta ecje apo disa faqe lexim. Kur është e lehtë për ta fillu, është më e lehtë edhe me vazhdu.
Hapi i dytë është me e lidh zakonin e ri me një zakon ekzistues. Për shembull, nëse çdo mëngjes pi kafe, mundesh me e lidh leximin me atë moment. Truri e mëson më shpejt zakonin e ri kur është i lidhur me diçka që tashmë e bën çdo ditë.
Hapi i tretë është me e bë ambientin tënd të përshtatshëm. Nëse don me lexu më shumë, mbaje librin afër. Nëse don me ushtru, përgatit rrobat e sportit që në mbrëmje. Sa më pak pengesa të kesh, aq më lehtë bëhet veprimi.
Hapi i katërt është me e përsërit çdo ditë. Konsistenca është më e rëndësishme se intensiteti. Edhe në ditët kur nuk ke shumë motivim, bëje zakonin në formën më të thjeshtë. Kjo e mban ritmin dhe e forcon disiplinën.
Hapi i pestë është me e shpërbly veten. Kur e përfundon zakonin, jepi vetes një ndjesi pozitive. Mund të jetë një pushim i shkurtër, një moment relaksi apo thjesht kënaqësia që e ke mbajt fjalën ndaj vetes.
Hapi i gjashtë është me pranu që do të ketë ditë të vështira. Nuk ka nevojë me qenë perfekt çdo ditë. E rëndësishme është mos me u ndal. Nëse humb një ditë, vazhdo ditën tjetër pa u demotivuar.
Hapi i shtatë është me e mat progresin. Kur e sheh që po avancon, motivimi rritet. Edhe shënimi i ditëve në një kalendar mund të të ndihmojë me e mbajt vazhdimësinë.
Zakoni nuk është diçka që ndodh brenda një dite, por diçka që ndërtohet me kohë. Kur krijon zakone të mira dhe i mban ato çdo ditë, jeta fillon të ndryshojë në mënyrë të qëndrueshme dhe pozitive.
