Shumë njerëz punojnë fort, por në fund të muajit ndihen sikur paratë zhduken pa e kuptu ku shkuan. Menaxhimi i financave nuk ka të bëjë vetëm me sa fiton, por me mënyrën si i përdor paratë që ke.

Hapi i parë është me e ditë saktë ku po shkojnë paratë. Shumë shpenzime të vogla duken të parëndësishme, por kur mblidhen gjatë muajit bëhen një shumë e madhe. Kur i shënon shpenzimet, fiton kontroll mbi to.

Hapi i dytë është me kriju një buxhet të thjeshtë. Vendos sa do të shpenzosh për gjëra bazike si ushqimi, transporti dhe faturat, dhe sa mund të lësh mënjanë për kursim. Një plan i qartë të ndihmon me shmang shpenzimet e panevojshme.

Hapi i tretë është me i ndarë paratë për kursim menjëherë sapo i merr. Nëse pret deri në fund të muajit, zakonisht nuk mbetet shumë. Kur kursimin e bën prioritet që në fillim, ai bëhet pjesë e zakonit.

Hapi i katërt është me dallu nevojat nga dëshirat. Shpesh blejmë gjëra që nuk janë të domosdoshme vetëm sepse na duken tërheqëse në moment. Kur mendon dy herë para çdo blerjeje, shpenzon më me kujdes.

Hapi i pestë është me shmang borxhet e panevojshme. Kartelat e kreditit dhe kreditë e vogla mund të duken të dobishme në moment, por nëse nuk menaxhohen mirë krijojnë presion financiar.

Hapi i gjashtë është me kriju një fond emergjent. Edhe një shumë e vogël e ruajtur për raste të papritura të jep siguri dhe stabilitet financiar.

Hapi i shtatë është me investu në veten. Kur shpenzon për njohuri, aftësi dhe zhvillim personal, rrit mundësitë për të ardhura më të larta në të ardhmen.

Menaxhimi i parave nuk është çështje e pasurisë, por e disiplinës. Me disa zakone të thjeshta dhe vendime të mençura, çdo njeri mund të krijojë siguri financiare dhe të ndërtojë një të ardhme më të qëndrueshme.