Shumë biznese postojnë në rrjete sociale, bëjnë reklama dhe presin që klientët të blejnë menjëherë. Në realitet, shumica e njerëzve nuk blejnë në kontaktin e parë. Ata kanë nevojë me të njoh, me të besu dhe pastaj me vendos me ble. Këtu hyn në punë funnel-i i shitjes.
Hapi i parë është me tërheq vëmendjen e njerëzve të duhur. Kjo bëhet përmes përmbajtjes në rrjete sociale, reklamave ose videove që flasin për problemet dhe interesat e audiencës. Qëllimi në këtë fazë është me u pa dhe me u njoh.
Hapi i dytë është me mbledh kontaktet e interesuara. Në vend që njerëzit vetëm me pa postimin dhe me ik, duhet me i çu në një formë regjistrimi, një ofertë falas ose një mesazh privat. Kjo të jep mundësi me komuniku direkt me ta.
Hapi i tretë është me ndërtu besim. Njerëzit blejnë nga ata që u besojnë. Kjo bëhet përmes përmbajtjes që jep vlerë, shembujve të punës, dëshmive të klientëve dhe komunikimit të sinqertë.
Hapi i katërt është me prezantu ofertën. Kur audienca të njeh dhe të beson, atëherë oferta ka shumë më shumë gjasa me u pranu. Oferta duhet me qenë e qartë, me përfitime konkrete dhe me një arsye pse duhet me ble tani.
Hapi i pestë është me e bë procesin e blerjes të thjeshtë. Sa më pak hapa dhe konfuzion, aq më shumë njerëz do ta përfundojnë blerjen. Formularë të thjeshtë, pagesë e lehtë dhe komunikim i qartë.
Hapi i gjashtë është me e ndjek klientin pas kontaktit të parë. Shumë njerëz kanë nevojë për disa kontakte para se të blejnë. Një mesazh follow up, një ofertë shtesë apo një kujtesë mund ta kthejë interesimin në shitje.
Hapi i shtatë është me kriju klientë që kthehen prapë. Pasi një klient blen, puna nuk mbaron aty. Kujdesu për përvojën e tij, ofro produkte të tjera dhe mbaj kontakt. Klientët ekzistues janë burimi më i lehtë për shitje të reja.
Hapi i fundit është me e analizuar dhe përmirësuar funnel-in vazhdimisht. Shiko ku humbin klientët, çfarë funksionon dhe çfarë jo. Me përmirësime të vogla, rezultatet rriten shumë.
Një funnel i mirë e bën shitjen më të parashikueshme. Në vend që me prit rastësisht klientë, ti krijon një sistem që i sjell ata çdo ditë. Dhe kur ke një sistem që funksionon, biznesi rritet në mënyrë të qëndrueshme.
