Një nga hapat më të rëndësishëm në importin nga Kina është zgjedhja e furnizuesit të duhur. Një furnizues i mirë të siguron cilësi, çmim të mirë dhe bashkëpunim afatgjatë, ndërsa një furnizues i gabuar mund të të shkaktojë humbje dhe probleme.
Hapi i parë është me përdor platforma të sigurta për kërkim. Alibaba është më e përdorura për furnizim B2B, ndërsa 1688 dhe AliExpress janë alternativa të tjera. Këto platforma ofrojnë informacion për kompaninë, vlerësime dhe histori bashkëpunimi.
Hapi i dytë është me kontrollu profilin e furnizuesit. Shiko sa vite ka në platformë, a ka status “verified” ose “gold supplier” dhe çfarë vlerësimesh ka nga klientët e tjerë. Sa më shumë histori dhe vlerësime pozitive, aq më i besueshëm është.
Hapi i tretë është me komuniku direkt me furnizuesin. Bëj pyetje për produktin, çmimin, kohën e prodhimit dhe kushtet e transportit. Një furnizues serioz përgjigjet qartë dhe profesionalisht.
Hapi i katërt është me kërku mostra. Para se me porosit sasi të madhe, gjithmonë kërko një mostër të produktit. Kjo të lejon me kontrollu cilësinë, materialin dhe paketimin.
Hapi i pestë është me negocu çmimin dhe kushtet. Në shumicën e rasteve, çmimet mund të negociohen, sidomos për sasi më të mëdha. Diskuto për çmimin, mënyrën e pagesës dhe kohën e dorëzimit.
Hapi i gjashtë është me përdor metoda të sigurta pagesash. Platforma si Alibaba ofrojnë Trade Assurance që mbron blerësin. Mos dërgo para jashtë platformës pa siguri të mjaftueshme.
Hapi i shtatë është me kontrollu cilësinë para dërgesës. Për porosi të mëdha, mundesh me përdor kompani inspektimi në Kinë që kontrollojnë mallin para se të niset.
Hapi i tetë është me ndërtu marrëdhënie afatgjatë. Kur gjen një furnizues të mirë, mbaj komunikim të rregullt dhe ndërto bashkëpunim afatgjatë. Kjo të sjell çmime më të mira dhe shërbim më të mirë në të ardhmen.
Hapi i fundit është me testu dhe përmirësu vazhdimisht. Mund të provosh furnizues të ndryshëm derisa të gjesh më të përshtatshmin për biznesin tënd.
Gjetja e furnizuesit të duhur është themeli i një biznesi të suksesshëm me import nga Kina. Kur ke partner të besueshëm, gjithë procesi i biznesit bëhet më i lehtë, më i sigurt dhe më fitimprurës.
