Shumë njerëz sjellin produkte të mira nga Kina, por nuk arrijnë me i shit sepse nuk kanë një strategji të qartë marketingu. Produkti vetë nuk shitet. Ajo që e shet produktin është mënyra si e prezanton dhe si e çon te klienti i duhur.
Hapi i parë është me e njoh audiencën. Duhet me ditë saktë kush është klienti yt ideal, çfarë problemi ka dhe çfarë e motivon me ble. Sa më mirë ta kuptosh klientin, aq më e saktë bëhet reklama.
Hapi i dytë është me zgjedh kanalet kryesore të marketingut. Në Kosovë, Instagram, Facebook dhe TikTok janë kanalet më të forta për shitje të produkteve fizike. Fokusohu në 1–2 platforma dhe mos u shpërnda në shumë vende në fillim.
Hapi i tretë është me kriju përmbajtje që tërheq vëmendje. Video të shkurtra, demo të produktit, para dhe pas, përdorim real – këto janë formatet që funksionojnë më mirë për shitje.
Hapi i katërt është me përdor reklama të targetuara. Reklamat të lejojnë me arrit njerëz që janë të interesuar për produktin tënd. Targetimi sipas moshës, interesave dhe vendndodhjes e bën marketingun shumë më efikas.
Hapi i pestë është me ndërtu besim me audiencën. Komentet e klientëve, videot e feedback-ut dhe prezenca e vazhdueshme online e bëjnë brandin tënd më të besueshëm.
Hapi i gjashtë është me kriju oferta tërheqëse. Zbritje të kufizuara, oferta bundle dhe dhurata të vogla e shtyjnë klientin me marrë vendim më shpejt.
Hapi i shtatë është me përdor retargeting. Shumë njerëz e shohin produktin por nuk blejnë menjëherë. Reklamat e retargeting i rikujtojnë dhe i kthejnë në klientë.
Hapi i tetë është me analizuar performancën. Shiko cilat reklama po sjellin shitje, cilat produkte po funksionojnë dhe ku duhet me përmirësu strategjinë.
Hapi i nëntë është me rrit marketingun gradualisht. Kur gjen formulën që funksionon, rrit buxhetin dhe zgjero audiencën për me rrit shitjet.
Hapi i fundit është me qenë konsistent. Marketingu nuk është një fushatë e vetme, por një proces i vazhdueshëm. Kur je aktiv çdo ditë, klientët fillojnë me të njoh dhe me të besu.
Një strategji e mirë marketingu e kthen produktin në shitje dhe biznesin në markë. Kur e kombinon produktin e duhur me marketing të saktë, krijon një rrjedhë të qëndrueshme klientësh dhe të ardhurash.
