Ferizaji arriti që ta mposhtë Vëllaznimin në penallti me rezultat 3:2 dhe kështu nga edicioni tjetër do të luajë në Superligë
Ferizaj luajti ndeshjen e barzhit kundër Vëllaznimit, ku u arriti që të triumfojë vetëm pas penalltive pasi koha e rregullt dhe vazhdimet nuk dhuruan gola, transmeton Periskopi.
Në penallti, portieri i Ferizajt, Blakçori priti tre penallti, ndërsa në anën tjetër Altik Muhaxhiri i Vëllaznimit priti dy penallti.
Kështu, Ferizaj i udhëhequr nga Bylbyl Sokoli nga edicioni tjetër do të luajë në Superligë, ndërsa Vëllaznimi do të bëjë gara në Ligën e Parë.