Në fund të Dhjetorit u përurua segmenti i dytë i autostradës autostradës “Arbën Xhaferi” Bibaj-Babush në Ferizaj.
Por tani ende pa kaluar as gjashtë muaj kanë filluar problemet me mbikalimet në këtë pjesë të autostradës.
Mbikalimi në fshatin Mirash të Ferizajt gati se është ndarë nga pjesa e rrugës e që po paraqet rrezik edhe për makinat të cilat kalojnë në këtë pjesë.
Si shihet në këtë pjesë nuk është llogaritur se kjo ndarje nuk mund të mbulohet vetëm me asfalt dhe pa kurrfarë baze nën te. Kjo ka bërë që pjesa e asfaltit të bie shumë shpejt dhe tani është krijuar një hendek mes urës dhe pjesës tjetër të rrugës.
Për këtë banorët e fshatit Mirash kanë kontaktuar me përgjegjës të Kompanisë “Bechtel&Eneka” të cilët u kanë premtuar se shumë shpejt do të intervenojnë në rregullimin e kësaj pjese.
Edhe pse për këtë pjesë kompania e cila po ndërton këtë autostradë ka treguar gatishmëri të intervenoj sërish mbetet enigmatike se si janë mbikalimet tjera dhe a është punuar me të njëjtin projekt dhe kur edhe te të tjerat do të paraqitet i njëjti problem./insajderi/