auto Screenshot 1515267341521 560x416 - Pesë gjërat që arrijnë t'i kuptojnë vetëm njerëzit inteligjentë

Këto gjëra jo të gjithë njerëzit mund t’i kuptojnë, por thuhet se ata që janë shumë inteligjentë, të paktën jnë herë gjenden në këtë situatë:

1.Askush nuk mendon se ju jeni argëtues: Vërtetë, kur ju jeni një hap përpara, askush nuk e kupton vërtet ndjenjën tuaj të humorit, apo e percepton në një mënyrë krejtësisht të gabuar, në krahasim me mënyrën se si ju dëshironi ta përcillni.

2.Shpesh injoroheni: Ne jetojmë në një botë me njerëz të cilët dëgjojnë kurajon e tyre dhe jo trurin e tyre. Përgatituni t’ju injorojnë, njerëzit preferojnë të injorojnë kur diçka nuk u shkon sipas qejfit të tyre.

3.Është më e vështirë të gjeni miq të rinj: Kur shumica e njerëzve janë njësoj, mund të jetë e vështirë për të identifikuar ata me të cilët ia vlen të shpenzoni kohë. Sigurisht, kjo është një rrugë dydrejtimëshe. Pak janë njerëzit që do ju pëlqejnë vërtetë, por duhet parë nëse është vërtet e ndërsjellë.

4.Ju jeni shumë të ashpër për veten: Kur ju jeni shumë të zgjuar, keni tendencë të jeni shumë kritik ndaj vetvetes dhe gjërave që bëni dhe krijoni.

5.Ankthi ju kap shumë kollaj: Ky është një problem i vërtetë. Duke qenë se jeni pak më të vetëdijshëm se shumica, është më e lehtë që të ndjeheni të shqetësuar për jetën tuaj, problemet tuaja dhe çështjet e tjera që ju rrethojnë.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.